Mosdekretimi i Isufajt, Osmani: Kam pasur presione si “do t’i lidhim duart”

(Lajm i përditësuar)


E para e shtetit tha se është ballafaquar edhe me presione e shantazhe për të dekretuar Blerim Isufajn, si kryeprokuror të shtetit.

“Ka pasur edhe presione të tjera të paligjshme, ta zëmë njerëz që dërgonin mesazhe që ‘në qoftë se nuk e dekreton dhe nuk e nënshkruan do të bëjmë dosje, do të ngrehim aktakuza, do t’i lidhim duart’, dhe të tjera. Por, ata duhet ta dinë që këto më shumë se dy dekada që jam në politikë, presionet asnjëherë nuk kanë bërë punë e nuk do të bëjnë as tani”, u shpreh ajo.

Osmani tha se nga viti ’99 që është në politikë, asnjëherë në publik nuk ka thënë që është e kërcënuar nga dikush.

Ajo nuk përmendi emra dhe mbiemra të personave të cilët e kërcënuan, por bëri me dije se për të njëjtat nuk ka njoftuar prokurorinë.

“Kjo do të duhej të ishte procedura në rastet kur funksionon në një sistem të drejtësisë. Kjo është sikur të thuash ‘shko deponoje pikërisht tek ata që të kanë kërcënuar’. Për këto çështje do të flas ndoshta më në detaje në një periudhë të mëvonshme. Sepse insistimi ynë si presidencë është që fokusi të jetë të vlerësimi i procedurës, ashtu siç edhe më detyron praktika e Gjykatës Kushtetuese. Është vlerësuar procedura, ne nuk jemi marrë me emrin por jemi marrë me procedurën e përzgjedhjes”, tha Osmani para gazetarëve.


Osmani: Kush do betejë poltike me mua, betejë do të ketë

Presidentja e Kosovës pas njoftimit se nuk do ta dekretojë Blerim Isufaj për kryeprokuror u pyet për

mundësinë e dërgimit të këtij vendimi të presidentes në Gjykatë Kushtetuese, Osmani tha se deputetët nëse do ta shohin dokumentin me ato që pretendohen të jenë shkelje sipas saj, ata do të binden për parregullsinë e procesit.

E para e shtetit më pas ka shtuar se ata mund ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese, por ka thënë se më pas kjo do të nënkuptonte një betejë politike dhe jo betejë ligjore.

“Nëse për arsye politike zgjedhin një rrugë të tillë, atëherë kjo për mua është vetëm betejë politike dhe jo ligjore, dhe kush do  që do betejë politike me mua, betejë politike do të ketë”,  tha presidentja Osmani.


Presidentja nuk e dekreton Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kabërë të ditur  se nuk do ta dekretojë Blerim Isufaj për Kryeprokuror të Shtetit.

Kështu ajo deklaroi e tha në një konferencë për media të martën.

Në anën tjetër të premtën e kaluar Këshilli Prokurorial i Kosovës ka marrë vendim që t’i drejtohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me një letër urgjente për dekretimin e Blerim Isufaj për Kryeprokuror të Shtetit./21Media

Back to top button