Vuçiq: Nuk fle natën, nuk e di nëse duhet të bërtas nga dhimbja apo të qaj

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se sot do të ketë një takim me “pesëshen e madhe” dhe se sot ndoshta do të jetë një nga ditët më të vështira për të dhe për Serbinë pasi e di se çfarë dhe pse vijnë përfaqësuesit.
“Nuk fle natën për shkak të kësaj, nuk e di nëse do të bërtas apo do të qaj nga dhimbja. Por mund t’ju them se do të kërkojmë një rrugë dhe do t’ia dalim ta ruajmë Serbinë. Dhe nuk do t’ia jep askujt dhuratë, por gjithmonë do t’i takojë popullit tonë”, tha ai.
Ky takim i Vuçiqit me emisarët perëndimore vjen pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë, sulm i cili sipas emsiarit Miroslav Lajcak i ka ndryshuar shumë gjërat./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?