Kaloni te përmbajtja kryesore

​Gazetarët shpërthejnë në të qeshura në konferencën e Ancelottit

Carlo Ancelotti nuk u përball me pyetje për ndeshjen e Real Madridit në Ligën e Kampionëve kundër Bragas, dhe e mbylli konferencën e tij duke thënë: “Është turp, doja t’ju tregoja formacionin titullar”.

Mediat spanjolle janë të fokusuara në skandalet e gjyqtarëve pas përballjes së Realit kundër Sevillas, dhe abuzimit racor ndaj Vinicius Jr, kështu që Ancelotti nuk pranoi ndonjë pyetje për ndeshjen e radhës kundër Bragas në Ligën e Kampionëve.

Gazetarët të cilët ishin në konferencën e mediave shpërthyen në të qeshura kur Ancelotti u largua nga konferenca, duke thënë:

“Është turp, unë doja t’ju tregoja formacionin titullar, por ju nuk pyetët për të”, tha Ancelotti para se të largohej nga dhoma e konferencës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button