Kaloni te përmbajtja kryesore

Berisha nuk tërhiqet, paralajmëron mbledhjen e Kryesisë së PD

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka njoftuar mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike. Në njoftimin e publikuar, Berisha bën me dije se mbledhja do të zhvillohet të mërkurën, në ambientet e selisë blu. Pjesë e diskutimeve do të jenë zhvillimet e fundit politike.

Po ashtu, ditën e premte, ora 18.00, Berisha do të zhvillojë një mbledhje me anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Opozita është “tronditur” nga zhvillimet e fundit të drejtësisë, ku ish-kryedemokrati akuzohet për korrupsion pasiv, si i përfshirë në privatizimin e kompleksit “Partizani”. Ai ka mohuar akuzat dhe thotë se bëhet fjalë për goditje politike ndaj gjithë opozitës./vizionplus

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button