Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident masiv në SHBA, 158 makina të përfshira, viktima e të plagosur

Të paktën shtatë persona kanë vdekur pasi një “super mjegull” e dendur shkaktoi një aksident masiv me 158 makina pranë New Orleans. Mjegulla e dendur dhe avujt e shumta kënetore u përzien duke reduktuar dukshmërinë për shoferët që lëviznin të hënën.

Njëzet e pesë persona u plagosën gjatë përplasjen në Interstate 55, tha policia, e cila paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të rritet. Disa automjete morën flakë dhe u braktisën, duke lënë një gjurmë rrënojash të djegura dhe metali të prishur.

Zyrtarët thanë se autostrada ka qëndruar e mbyllur të paktën deri në mesditën e së martës. Mike Tregre, sherifi i zonës, tha se rreth 100 njerëz ishin të bllokuar dhe autobusët e shkollave po përdoreshin për t’i transportuar ata në destinacionet e tyre.

Shërbimi Kombëtar i Motit në New Orleans e përshkroi fenomenin e motit si një “super mjegull”, duke paralajmëruar se kushte të ngjashme të rrezikshme të motit mund të shfaqen më vonë këtë javë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button