Kuka kalon në raundin e dytë të Grand Slam Abu Dhabit

Xhudistja jonë, Loriana Kuka e ka nisur me fitore garën në Grand Slam-in që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara.
Në kuadër të kategorisë deri në 70 kilogramë, Kuka në raundin e parë e mposhti xhudisten nga Holanda, Sanne Vermeer.
Tani, në raundin e dytë të kësaj gare, Kuka do të përballet me xhudisten nga Austria, Michaela Polleres.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?