Konjufca: Nëse do ketë ndonjë draft për Asociacionin, ai do të propozohet nga Kosova

Nëse do të ketë draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ai do të propozohet nga Kosova, kështu tha kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Konjfuca këtë deklaratë e dha pak pasi Qeveria njoftoi se është dakorduar që “plani i ri” i propozuar nga pesë diplomatët perëndimorë për zbatimin e Marrëveshjes Bazë, krahas drafit për “zbatimin e nenit 7”, siç e quan Qeveria, e që BE-ja të martën e ka identifikuar si “propozim modern evropian për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, të jetë bazë për diskutimet e ardhshme.
Sipas Konjufcës, ky plan është “në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe nuk ka kurrfarë niveli të pushtetit”.
Konjufca ka thënë se nuk e di pse janë ftuar kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të enjten në Bruksel.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?