Gjakova mëson kundërshtarin në finalen e Grand Slam Abu Dhabit

Xhudisti ynë, Akil Gjakova do të luftojë për medaljen e artë në Grand Slam-in që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Gjakova mposhti në gjysmëfinale xhudistin nga Kazakistani, Daniyar Shamshayev.
Ndërkaq, Akili tani ka mësuar edhe kundërshtarin e tij në finalen e kësaj gare.
Gjakova do të përballet me xhudistin nga Uzbekistani, Shakhram Ahadov.