Dedaj në Hagë: Kam marrë qindra ofendime prej hienave Facebook-ut, edhe nga Zyra e të ashtuquajturës Presidente

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë e cila po vazhdon ende, ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj ka thënë se ka kërkuar që seanca të jetë e mbyllur dhe se njerëzit e familjes së tij ndjehen të rrezikuar

Seancën e hapur e ka cilësuar si të dhunshme për të dhe kundër dëshirës së tij.

“Disa njerëz atje të familjes time po mendojnë që unë kam kërkuar seancë të hapur, dhe ata po ndihen të rrezikuar, dhe në fakt janë të rrezikuar, padrejtësisht”, ka thënë
“Fëmijët e mi më kanë shkruar mbrëmë, kam marrë me qindra ofendime prej milingonave, hienave të Facebook, mushkonjave, edhe nga zyrja e ashtuquajturës presidentes Osmani, e cila e dimë si ka ardh presidente, e ka keqpërdorur LDK-në. Unë jam duke e pësuar, ka hakmarrje ndaj fëmijëve të mi”, ka thënë Dedaj gjatë dëshmisë së tij në Hagë.

Edhe gjatë ditës së djeshme Dedaj e ka përmendur Presidenten e vendit, Vjosa Osmani, e cila sipas tij e kishte larguar dhunshëm e brutalisht nga pozita e ambasadorit.

“Së fundi kam qenë ambasador por jam larguar dhunshëm, brutalisht, dhe politikisht nga ana e ashtuquajturës presidente Osmani për qëllime politike sepse në vend timin e ka dërgu burrin e saj”, ka thënë Dedaj dje.

Por, ndaj kësaj deklarate pati reagim nga Zyra e Presidentes Osmani, nga Bekim Kupina, Këshilltari për media i Presidencës i cili ka thënë Dedaj ka zgjedhur Specialen për të përhapur gënjeshtra.

Show More
Back to top button