Napoli pritet ta shkarkojë trajnerin

Napoli ka bërë heshtje totale për media pas humbjes katastrofike në shtëpi ndaj Empolit, pasi presidenti Aurelio De Laurentiis mund të jetë duke vlerësuar situatën që mund të sjellë shkarkimin e trajnerit Rudi Garcia.
Sipas Sky Sport Italia, Presidenti De Laurentiis shkoi në dhomën e zhveshjes në pjesën e parë sot, duke bërë tashmë të njëjtën gjë në disa ndeshje të fundit.
Ishte De Laurentiis ai që vendosi që askush të mos flas për media dhe u vu re se ai ishte ulur pranë vëllezërve Fabio dhe Paolo Cannavaro në tribunë sot.
Si napolitanë, produkte të akademisë së Napolit dhe lojtarë të klubit, Fabio u shkarkua nga detyra e trajnerit të Beneventos në shkurt 2023, ku Paolo punonte si ndihmës i tij.
Një tjetër kandidat do të ishte Igor Tudor, më parë trajner të Udinese dhe Olympique Marseille.
Krahasuar me sezonin e kaluar, Napoli është 11 pikë më keq dhe po lufton edhe në Evropë.