Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti e Kovaçevski takohen në Vjenë të Austrisë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se në Vjenë të Austrisë është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përcjell TV21.

Kovaçevski thekson se fokus i bisedës ka qenë bashkëpunimi ekonomik dhe energjetik

Në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, biseduam për bashkëpunimin tonë, që është gjithëpërfshirës dhe vazhdimisht në rritje. Vendosëm fokus në bashkëpunimin ekonomik dhe atë energjetik. Kemi shkëmbyer mendime edhe për situatën në rajon dhe dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Çelësi i progresit të Ballkanit Perëndimor është zgjidhja paqësore e çështjeve të hapura rajonale, si dhe intensifikimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve, i cili do të kontribuojë në stabilitetin e të gjithë rajonit”, shkruan Kovaçevski.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button