Kurti: Çdo vit shtuam nga një miliard në ekonomi, qeveritë e kaluara për tre vjet shtuan një miliard

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  në edicionin e 20-të të Forumit Ekonomik të Vjenës në Austri ka përmendur se për tre vjet qeverisje, qeveria e tij ka shtuar nga një miliard në ekonomi, teksa ka shtuar se qeveritë e kaluara për tre vjet shtuan një miliard.

Ndër tjera Kurti ka theksuar se Kosova nuk është vend i madh, por një shembull i mirë se si liria shndërrohet në zhvillim, dhe kundër korrupsioni bëhet rritje.

Në fjalën e tij në Vjenë Kurti gjithashtu ka përmendur edhe buxhetin e vitit 2024, që sipas tij është rritur posaçërisht për arsimin, shëndetësinë, bujqësinë dhe mbrojtjen.

Sipas tij, me Ligjin e ri për pagat në sektorin publik qeveria e tij gjithashtu e e ka zvogëluar pabarazinë.

”Brenda dhjetë ditëve do të shënoj dy të tretat e mandatit tim. Mund të them se ishin 32 muaj të mirë. Derisa të gjithë ne kemi nevojë për rritje ekonomike tona, duhet të kemi kujdes për tri sfida të mëdha që ndodhin në nivelin lokal, rajonal dhe global. E para është kërcënimi i sigurisë, e dyta është pabarazia sociale, meqë ne kemi rritje por duhet ta shpërndajmë dhe rishpërndajmë dhe e treta është ndryshimet klimatike, Gjatë këtyre dy vjet e gjsymë që kur jemi në pushtet në arritëm të shtojmë çdo vit të paktën 1 miliard euro në ekonominë tonë, kurse për paraardhësit tanë u nevojitën të paktën 3 vjet për të shtuar 1 miliard. Në vitin 2021 kishim 10.7 për qind të rritjes ekonomike dhe pastaj 5.2 për qind dhe këtë vit do të kemi rreth 3.8 për qind të rritjes reale. Gjithashtu inflacioni u zvogëlua përgjatë vitit. Inflacioni në janar të këtij viti ishte 12 për qind kurse ra në muajin e kaluar në 3.0 për qind. Kosova nuk është vend i madh, por një shembull i mirë se si liria shndërrohet në zhvillim, dhe kundër korrupsioni bëhet rritje. Sipas organizatave të ndryshme ndërkombëtare ne kishim një përparim të madh demokratik, Freedom House, Transparency International, World Press Freedom Index, Reporters Without Borders dhe të tjera, ne kishim përparim në fushën e të drejtave të njeriut, lirisë së mediave, sundim të ligjit, luftimit të korrupsionit. Në këtë mënyrë ekonomia jonë po rritej sepse njerëzit paguanin më shumë taksa dhe kontribuonin më shumë kur panë se nuk ka korrupsion në Qeveri. Dhe kur njerëzit janë më optimist dhe me shpresë ata më shumë shpenzojnë se sa kursejnë. Që është mirë për jetët e tyre dhe për ekonominë e vendit. Prandaj kur morëm detyrën kishte një deficit të madh tregtar; shkalla e importit me atë të eksportit ishte 1 me 9, tani është më pak se 1 me 6. Me Ligjin e ri për pagat në sektorin publik ne gjithashtu e zvogëluam pabarazinë. Në vitin 2021 dallimi nga paga më e lartë në adminstartën publike me atë më të ulët ishte 20 me 1. Tani është më pak se 5 me 1. Psh paga ime si kryeminstër është më pak se tri herë më e lartë se sa e një ushtaraku, ose të një zyrtarëi të lartë policor. Ne besojmë se kjo ëhstë shumë e rëndësishmë sepse më pak pabarazi brenda shoqërisë gjithashtu shtojnë kërkesat. Për vitin 2024 në e kemi rritur buxhetin posaçërisht për arsimin, shëndetësinë, bujqësinë dhe mbrojtjen”, ka thënë Kurti./21Media

Back to top button