Haradinaj: Kushtetuejsa të bëjë kujdes në shqyrtim, ka plot elemente brenda draftit që na shqetësojnë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i tha RTV21 se në draftin e statutit të Asociacionit ka shumë elemente që janë shqetësues.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese duhet ta ketë mision historik gjetjet që mund të përbëjnë shkelje kushtetuese. Haradinaj kritikon Kurtin se ka humbur besimin e SHBA-së në proces të dialogut.

“ka plot elemente që na shqetësojnë brenda draftit të statutit të asociacionit, që nuk i bëjmë me dëshirë, që nuk i bëjmë në bazë të një vullneti të lirë, por që burojnë nga obligimet e më hershme. Unë mendoj se Gjykata Kushtetuese dhe gjykatësit vërtetë e kanë një mision historik për Kosovën me gjet të gjitha daljet nga kushtetuta jonë nëse ekzistojnë. Për shembull, ekziston aty një bord i arbitrazhit që nuk parashihet në gjyqësorin tonë. Mos ta bëjë gjykatësin, por i bëjë thirrje gjykatësve që vërtetë ta bëjnë punën e tyre’’., tha ai./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button