Nis “Parada e Shqiptarëve” në Tiranë

“Parada e Shqiptarëve” ka nisur ditën e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Tradita e paradës ka ardhur këtë vit në 111-vjetorin e Pavarësisë, nga New York në Tiranë.

Festa është organizuar nga “Rrënjët Shqiptare” në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, ku kanë marrë pjesë 150 ansamble popullore.

Kujtojmë se sot Shqipëria shënon 111-vjetorin e Ditës së Pavarësisë të ngritjes së flamurit në Vlorë në 28 Nëntor 1912.

Back to top button