Konjufca me ministra bëjnë homazhe te shtatorja “Heroinat”

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, nënkryetarja Saranda Bogujvci, ministrja e Drejtësisë, Abulena Haxhiu dhe anëtarë tjerë të kabinetit qeveritar kanë bërë homazhe pranë memorialit “Heroinat”.

Po ashtu, deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë vendosur lule pranë këtij memoriali në kuadër të fushatës globale 16 ditë të aktivizimit kundër dhunës mbi baza gjinore.

Ndërsa, përfaqësues të kësaj partie po ashtu kanë bërë homazhe te shtatorja e Ismail Qemailit në Prishtinë me rastin e 28 Nëntorit.

Homazhe po ashtu kanë bërë edhe tek shtatorja e Skënderbeut në Prishtinë.

Back to top button