Ndihma e Qeverisë për familjet në nevojë, Mustafa e quan “harrnim”

Koordinatori për Financa në Kabinetin e Qeverisjes së Mirë të PDK-së, Arben Mustafa ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për t’i ndihmuar familjet në nevoje për blerje të lëndëve djegëse.
Ai e ka konsideruar këtë si vendim të të vonë.
“edhe në këtë rast vërehet ngathtësia e kësaj qeverie për t’iu përgjigjur me kohë nevojave të qytetarëve.”, ka shkruar Mustafa.
Sipas tij kushtet për t’i përgatitur durnjtë për ngorje tani janë shumë më të vështira.
“Dihet mirëfilli se drunjtë për ngrohje blihen më herët, kur kushtet atmosferike janë më të mira, dhe jo në këtë kohë kur familjet e varfëra ka javë që po sfidohen me temperaturat e ulëta në shtëpitë e tyre dhe kushtet për ti përgatitur drunjtë për ngrohje tani janë shumë më të vështira. Kjo qeveri si duket është përcaktuar që ta përfundojë mandatin me “harrnime” të tilla të përkohshme dhe të mos ofrojë asnjë zgjidhje të qëndrueshme për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Subvencione dhe subvencione – asgjë tjetër!”, ka përfunduar Mustafa.
Rreth 21 mijë familje me total rreth 81 mijë anëtarë përfitues do të subvencionohen për blerjen e lëndëve djegëse./21Media