Policia jep detaje për vdekjen e serbit nga Shtërpca, u vra nga një bashkëkombas i tij 20 vjeçar

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të tjera për vdekjen e një burri të nacionalitetit serb nga nga Shtërpca.
Raportohet se në rrugën që të çon në fshatin Biti e Epërme më 10 dhjetor 2023 rreth orës 02:00 të mëngjesit një 20 vjeçar serb ka sulmuar fizikisht një 49 vjeçar serb. Si fillim policia e cilëson rastin si “Lëndim i lehtë trupor”.
Mirëpo më 12 dhjetor bëhet e ditur se për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, i lënduari nga spitali i Graqanicës, zhvendoset në qytetin e Nishit në Serbi për trajtim të mëtutjeshëm.
Megjithatë policia raporton se ai nuk ka arritur t’u përballojë plagëve të marra dhe ka vdekur atje.
“Në rast janë kyçur edhe hetuesit rajonal nga Sektori Rajonal i Hetimeve dhe të gjitha veprimet e mëtejme hetimore po ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, ndërsa rasti është rikualifikuar ‘’Lëndim i rëndë trupor me pasojë vdekje.’’, thuhet në raportin e Policisë.
Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media