Haradinaj për RTV21 tregon arsyen pse e bojkotuan fjalimin e presidentes

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj për RTV21 tregoi arsyen e bojkotit të fjalimit vjetor të presidentës, Vjosa Osmani në Kuvend.

“Kemi prit nga presidentja që të mbajë qëndrim unifikues edhe qëndrim në interes të vendit dhe jo të Kurtit dhe Qeverisë. Për fat të keq nuk kemi parë fare rolin e institucionit të presidentit, më shumë e shohim si shërbim të Kurtit”, tha Haradinaj.

I pari i AAK-së tha se kjo simbolika e bojkotit të presidentes është ngjashëm si “bojkoti që i bën ajo për buxhetin ku janë diskriminuar shumë rajone”.

“Unë e kam quajtur si në kohën e Rankoviçit, presidentja nuk e ka një qëndrim nuk i thotë Qeverisë mos bo diskriminim se Kosova është mirë. Edhe këtu ka rol presidentja”, tha ai duke e arsyetuar mungesën e AAK-së në seancë

Në anën tjetër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka komentuar bojkotin e fjalimit të saj vjetor nga deputetët e PDK-së dhe AAK-së.

Ajo tha se i ka kryer detyrat e saj si presidente dhe se dera e saj është gjithmonë e hapur për interesat qytetare dhe nacionale./21Media

Back to top button