I dha fajde dhe e rrahu një burrë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës të enjten ka arrestuar një 39-vjeçar në Shtime me dyshimin për dhënie të fajdes.
I dyshuari e kishte kryer veprën ndaj një burri tjetër të cilin edhe e kishte sulmuar fizikisht.
“I dyshuari fillimisht kishte sulmuar viktimën me një mjet të fort, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe më pas viktima kishte raportuar në polici, se nga i dyshuari kishte marrë para me fajde dhe nuk kishte arritur të kthej shumën e caktuar të parave prej 7000 euro, në emër të fajdes”, njoftoi Policia.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media