Kaloni te përmbajtja kryesore

Përdori armë natën e Vitit të Ri, 36-vjeçari shoqërohet në Polici

Stacioni i policisë në Ferizaj ka pranuar një informatë se një person në rrugën ‘’Shaban Elezi‘’ kishte përdorur armën e zjarrit.

Pas kësaj, organet e rendit njoftojnë se kanë arritur që të identifikojë 36-vjeçarin A.K., të cilin sot e kanë shoqëruar në stacionin e policisë.

Pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale arma e zjarrit është sekuestruar.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button