Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti uron qytetarët për njohjen e pasaportës nga Spanja: Viti 2024 është vit i fuqizimit të pasaportës

Kryeministri Albin Kurti ka uruar qytetarët pasi që Spanja ka njohur pasaportat e Kosovës.
Kurti përmes një postimi në Instagram ka thënë i rritet vlera pasaportës së Kosovës dhe shtetit.

“Viti 2024 është vit i fuqizimit të pasaportës së Republikës sonë. Asaj sa vjen e po i shtohet vlera, e shtetit tonë dinjiteti. Nga janari, Spanja i është bashkuar shteteve të Bashkimit Evropian që e njohin pasaportën e Kosovës. Gëzuar!”, ka shkruar kreu i ekzekutivit.

Në dokumentin e Bashkimit Evropian ku konfirmohet se Spanja njeh pasaportat e Kosovës, thuhet se kjo nuk nënkupton që do të ketë njohje të pavarësisë.

Lajmin sot gjatë ditës e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.

Derisa për këtë ka reaguar edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila ka thënë se Spanja ka njohur pasaportat e Kosovës nga 1 janari i këtij viti./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button