Theret me thikë një person në Podujevë

Një burrë është therur me thikë në Podujevë, të dielën.
Për shkak të lëndimeve trupore viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKMF Podujevë dhe pastaj është dërguar në QKUK Prishtinë.
Policia ka raportuar se janë arrestuar dy të dyshuar në lidhje me rastin, ndërsa në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë dhe një veturë, shkruan rtv21.tv.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”./21Media