Sulmohet seksualisht një grua në Kaçanik
Një grua në Kaçanik ka raportuar në Polici se është sulmuar seksualisht nga një i panjohur.
Policia përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se gruaja ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull i panjohur. Si pasojë ankuesja ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet tutje në raport.
Sipas Policë rasti është duke u hetuar./21Media