Përfshirja e Vetëvendosjes në Maqedoni, Osmani: Nuk do të ketë kurrfarë ndikimi

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë shumë më shumë sesa vetëm fqinjë të mirë, ata janë vende mike me mbështetje të madhe ndërkombëtare dhe partnerë që së bashku e vazhdojnë rrugën europiane.

Ky është qëndrimi i dy ministrave për punë të jashtme, Bujar Osmani i Maqedonisë dhe Igli Hasani i Shqipërisë, pas takimit që e patën në MPJ.

I pyetur për paralajmërimet e kryeministrit Albin Kurti për pjesëmarrje në zgjedhjet në vend, Osmani tha se kjo nuk është asgjë e re për shkak se përpjekje të tilla ka pasur edhe më herët dhe kjo nuk ka ndikim të drejtpërdrejtë në skenën politike.

“Përpjekje për mbështetje të drejtpërdrejtë dhe pjesëmarrje ka pasur edhe më herët nga kandidati për president, i cili më pas ishte ministër i Qeverisë së Kosovës, përmes pjesëmarrjes së eksponentëve të lartë në tubimet parazgjedhore dhe mitingje dhe është treguar se skena politike e shqiptarëve në RMV është konsoliduar. Nuk pres, siç nuk pati ndikuar më herët të ndikojë në ndonjë mënyrë edhe tani”, tha Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.

Ministri për punët të jashtme i Shqipërisë, Hasani, shmangu që t’i përgjigjet kësaj pyetje dhe tha se Tirana zyrtare vazhdon që të ndjek gjendjet në vendin tonë.

“Ne maksimum do të mundohemi që të përmirësojë fqinjët tanë që të kenë progres në rrugëtimin europian dhe euroatlantik dhe të jenë faktorë si çdoherë. Aspektet politike dhe elementet do t’ia  lëmë fushatave zgjedhore, le të shpallen zgjedhjet”, theksoi Igli Hasani,ministër i Punëve të Jashtme në Shqipëri.

Në lidhje me atë se a do të ketë takim me liderët e partive opozitare shqiptare në Maqedoni, Hasani tha se secili që do të vijë në Tiranë do ta mirëpret. Shefi i diplomacisë shqiptare kishte takim edhe me kryeparlamentarin Talat Xhaferi./TV21

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button