Sekuestrohen 9 automjete në kuadër të hetimeve për veprën penale “mashtrimi kompjuterik”

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, njofton se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë sekuestruar nëntë automjete të cilat dyshohen se janë përfituar përmes veprës penale ‘’Mashtrimi kompjuterik’’, sipas nenit 277/K, të Ligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.

“Automjetet e sekuestruara janë të markave të ndryshme, përkatësisht: Tre (3) vetura të tipit Seat Leon, dy (2) Volkswagen Polo, një (1) Golf 8, një (1) Audi A6, një (1) Volkswagen Jetta dhe një (1) Peugeot 2008 Allure, njofton prokuroria.

Gjithashtu bëhet e ditur se, “Prokurori i Shtetit, ka lëshuar urdhër për ndalim të përkohshëm të kësaj pasurie, me qëllim sigurimin e saj deri në përfundim të procedurës penale.
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button