Haradinaj: Do t’ju ofrojmë bashkëpunim PDK-së, LDK-së e partive të tjera por s’do t’i presim

(Lajm i përditësuar)
Rrustemi: Koalicionet e opozitës s’përbëjnë lajm për mazhorancën
Duke komentuar formimin e koalicionit AAK-NISMA, deputeti i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, thotë për RTV21 se koalicionet e tilla nuk përbëjnë lajm dhe as ngjarje politike sa i përket mazhorancës.
“Është cështje e tyre e brendshme partiake s’është befasi ka pasur edhe me të kaluaren koalicione, janë përpjekje në njërën anën për garën për vendin e dytë ndërkohë edhe për pragun parlamentar por që nuk përbënë as lajm as ngjarje politike për sa i përketë mazhorancës”, tha Rrustemi.
Në një prononcim për RTV21 Rrustemi shprheet e bindur se vetëvendosje do të dalë jo vetëm si parti fituese por me rezultat edhe më të mirë se në zgjedhjet e kaluara.
“Ata e dinë fare mirë që mbështetja popullore përVV-në dhe qeverinë aktuale është e jashtëzakonshme është më e lartë se ne zhgjedhjet e kaluara…..marrë parasyshë dhe punën dhe sondazhet.. jam i bjndur që VV-ja jo vetëm që do të jetë subjekti i parë po me rezultat më të mirë. Si subjekt jemi të gatshëm për zgjedhje kurdo që ato të paraqiten qofshin të rregullta qofshin të parakohshme…”,tha ai.
Haliti: PDK-ja nuk do t’i bashkohet koalicionit AAK-NISMA
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti bëri të ditur se PDK-ja nuk do t’i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, duke thënë se nëse do të dëshironin një koalicion atë do ta bënin PDK-ja dhe LDK-ja si parti më të mëdha opozitare.
Megjithatë për RTV21 ai tha se ideja për bashkim opozitar është e qëlluar.
“Unë besoj se nuk do t’i bashkangjitemi këtij koalicioni sepse nuk ka filluar nga shumica por nga pakica. Ideja është e mirë e qëlluar për t’u bashkuar opozita por ne kemi dy parti të mëdha në kuvend PDK-në dhe LDK-në të cilat nëse do të dëshironim të kemi një koalicion të fuqishëm për t’ju kundërvënë qeverisë dhe për ta sjell në votëbesim çështjen e qeverisë atëherë do të duhej që dy partitë e mëdha të marrin iniciativë, partitë e komuniteteve dhe ndoshta edhe disa deputetë të VV-së që të rrëzohet qeveria por unë nuk pres ndonjë ndryshim me deklarimet publike as të Haradinajt as Limajt që PDK- ja të ju thotë mirë faleminderit që po na pranoni”, tha Haliti për RTV21.
I pyetur nëse si parti do të inicojnë ndonjë koalicion si PDK, Haliti tha se kjo varet nga qëndrimet që do të merr këshilli i partisë.
Sa i përket mundësisë për zgjedhje të reja gjatë këtij viti, ai tha se janë të përgatitur por që ato mund t’i shpallë vetëm VV-ja.
“Jemi të gatshëm për zgjedhje por zgjedhjet mund t’i shpallë vetëm VV-j. Nëse është interes i tyre të bëjmë zgjedhje që unë besoj se duhet ta kenë interesin sepse është situatë e vështirë për faktin se nuk i kanë dy të terat e votave më Kuvend..”, tha ai.
Haradinaj: Do t’ju ofrojmë bashkëpunim PDK-së, LDK-së e partive të tjera por s’do t’i presim
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj tha se së bashku me Nismën Socialdemokrate janë të hapur për zgjerim të koalicionit edhe me partitë e tjera politike duke shtuar se do t’i ofrojnë bashkëpunim edhe PDK-së e LDK-së dhe të tjera partive por që nuk do t’i presin.
I pyetur nga RTV-21, nëse beson se mund të ketë sërish një koalicion PAN, Haradinaj tha se nuk e di për një gjë të tillë pasi që sipas tij, kohërat dhe rrethanat politike tani kanë ndryshuar
“…Në të ardhmen besoj se edhe partitë e tjera nuk po flasim vetëm pdkja e ldk-ja por edhe të tjerat do t’ju ofrojmë bashkëpunim por nuk do t’i presim po punojmë por jemi të hapur. Nuk e di për këtë kohërat kanë ndryshuar, rrethanat politike janë tjera tani, por marrëveshja jonë me Nismën është e ndërruar si e tillë që të jetë e hapur nuk është marrëveshje e mbyllur kushdo që i bashkohet këtij koalicioni mos ta ndiejnë vetën si i ardhur por si në shtëpinë e vetë”. tha ai.
Kreu i AAK-së Haradinaj beson se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, qytetarët do të jenë ata që do ta ndëshkojnë partinë në pushtet Lëvizjen Vetëvendosje dhe se bindaj e saj për fitore është vetëm arrogancë.
“Ata kanë fituar një vetëbesim se iu ka funksionuar mashtrimi kanë të drejtë me u ndje arrogant sepse mashtrimi i tyre ka funksionuar..Ky vetëbesim e tyre buron nga arroganca se qytetari i toleron i duron ia pranon mashtrimin por mundet me qenë ndryshe qytetari ashtu si ia ka dhënë rastin mundet me ia marrë ka me i ndëshku qytetari jam mëse i sigurt”, tha Haradinaj/21Media