Vendimi i ri i BQK-së, reagon Lista Serbe: Alarm për përfaqësuesit ndërkombëtarë

Pas vendimit të ri të Bankës Qendrore të Kosovës që valuta e vetme e lejuar në Kosovë për kryerjen e transaksionit të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Republikën e Kosovës të jetë euro ka reaguar Lista Serbe.

Në reagimin e tyre të bërë në Facebook, Lista Serbe ka thënë se ”valutat tjera jo euro mund të përdoren në Republikën e Kosovës vetëm si vlera për ruajtje në formë fizike apo në llogaritë bankare në valuta jo euro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta jo euro dhe për aktivitetet e këmbimit valutor”.

Për këtë Lista Serbe ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, duke thënë se  se po synon “të dëbojë serbët pa përdorur armë”.

“Vendimi i regjimit të Albin Kurtit që nga 1 shkurti të ndalojë përdorimin e dinarit serb në Kosovë e M. është në fakt vendim për të dëbuar serbët nga këto zona pa përdorur armët”, ka shkruar Lista Serbe në Facebook.

Lista Serbe ka thënë se duhet të jetë një alarm për përfaqësuesit ndërkombëtarë që të veprojnë sa më shpejt për “ta ndaluar çmendurinë e Kurtit para se të jetë tepër vonë”./21Media

Back to top button