Të paktën 25 të vrarë nga bombardimet në Donetsk

Të paktën 25 persona janë vrarë në një sulm me granata në qytetin Donetsk të kontrolluar nga Rusia, thotë udhëheqësi i rajonit i instaluar nga Moska.
Denis Pushilin tha se një sulm ukrainas, i cili gjithashtu plagosi 20 persona, kishte goditur një treg të ngarkuar dhe se shifrat e viktimave mund të ndryshojnë.
Ministria e Jashtme e Rusisë e denoncoi sulmin si një “sulm barbar terrorist” kundër civilëve.
Deri më tani nuk ka asnjë koment nga Ukraina për incidentin.
Pushilin tha se sulmi “i tmerrshëm” u zhvillua kur tregu ishte më i ngarkuari./21Media