Netanyahu pas urdhrave të GjND-së: Ne do të vazhdojmë të mbrohemi

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka reaguar ndaj vendimit të GjND-së duke thënë se Izraeli “do të vazhdojë të mbrojë veten dhe qytetarët duke iu përmbajtur ligjit ndërkombëtar”.

Netanyahu vazhdon duke thënë se Izraeli do të “vazhdojë këtë luftë deri në fitoren absolute” dhe derisa “të gjithë pengjet të kthehen”.

Komentet e tij vijnë pas vendimit të sotëm se Izraeli duhet të marrë të gjitha masat për të parandaluar aktet gjenocidale në Gaza.

Gjykata nuk u pajtua me kërkesën e Afrikës së Jugut për një armëpushim të menjëhershëm./21Media

Back to top button