Kosova përfaqësohet nga 7 xhudistë në “Grand Slam Paris 2024”

Në njërën nga garat më prestigjioze të vitit siç është “Grand Slam Paris 2024”, ekipi kosovar i xhudos do të paraqitet me 7 xhudistë.

Në ndeshjen e cila fillon sot Kosova do të përfaqësohet nga Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Laura Fazliu, shkruan rtv21.tv.

“Akili dhe Dardani do të ndeshën të shtunën, kurse Loriana dhe Shpati të dielën”, ka shkruar Federata e Xhudos së Kosovë në “Facebook”.

Ndeshjet drejtpërdrejtë mund t’i ndiqni nga ora 09:00 këtu./21Media

Show More
Back to top button