Ambasada Britanike del me njoftim për vizitën e Haxhiut dhe Dibranit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, Kryetarin e Komisionit për Legjislacion Adnan Rrustemi dhe me zyrtarë të lartë të ministrisë po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.
Për këtë takim Ambasada Britanike në Prishtinë ka dalë me një reagim në “Facebook”.
Ata janë shprehur të kënaqur për këtë vizitë të ministres në Mbretërinë e Bashkuar, për të ndarë përvojën në luftën kundër dhunës me bazë gjinore, shkruan rtv21.tv
“Ne jemi të kënaqur të mbështesim vizitën e ministrit Haxhiu në MB dhe të ndajmë përvojën tonë në luftën kundër dhunës me bazë gjinore, në rehabilitimin dhe riintegrimin e shkelësve dhe në sigurimin e integritetit të sistemit gjyqësor. Një sektor i pavarur, transparent dhe i drejtë është themeli i një vendi demokratik”, ka shkruar Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar./21Media