Abazi krahason Kurtin me Vuçiqin: Të dy janë liderë viktimizues

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Haki Abazi  ka krahasuar Kryeministrin, Albin Kurtin me Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq duke thënë se të dy janë “liderë viktimizues”.

“Vuçiç dhe Kurti kanë shumë të përbashkëta, ata janë lider viktimizues të zhytur deri në fund në të kaluarën e tyre dhe historitë personalizuese në politikë, të dy urrejnë patologjikisht kundërshtarët politikë dhe urrjetjen e tyre e mshehin njëri pas shqiptarëve e tjetri pas sllavo- maqedonësve. Vuçiç i manipulon Serbët në Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni Veriore dhe Kosovë; Kurti manipulon shqiptarët në Luginë, Maqedoni të Veriut dhe Diasporë por nuk ka arritur të manipulojë shqiptarët në Shqipëri e Mal të Zi. Këta të fundit e kanë njohur shumë mirë!”, ka shkruar tutje Abazi.

Abazi tutje e ka kritikuar kryeministrin, Kurti për pjesëmarrje në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, shkruan rtv21.tv.

Abazi është shprehur se tentimi i Kurtit për ta shpallur vetën të kërcenuar në fushatën elektorale në Maqedoni ështe tentim primitiv i manipulimit të masave popullore.

“Tani fushatën elektorale Kurti e ka filluar edhe në Maqedoninë e Veriut duke e shpallur veten të kërcnuar. Ky është tentim primitiv I manipulimit të masave popullore para fushatës elektorale në Maqedoni e V. Kurti po i përçanë tutje shqiptarët në MV për t’i bërë mish për top për interesa personale politike në raport me Kryeminsitrin e Shqipërisë. Izolimi ku ka rënë Kurti e ka bërë edhe me agresiv dhe me aspak rezultate. Urime Lojrat Mesdhetare!”, ka shkruar Abazi në “Facebook”.

Në fund ai përmend edhe Arben Tavarin ku thotë se qëllimi i tij mund të jetë i mirë por duket që ka harruar fjalën e urtë shqipe: “ më mirë dreqin e lagjës sime se sa engjullin e lagjës huaj”./21Media

Back to top button