​Me një tjetër fitore, Stuttgart i ikën Borussia në vendin e tretë

Në ndeshjen e parafundit të xhiros së 21-të të Bundesligës gjermane, futbollistët e Stuttgart mposhtën skuadrën Mainz me rezultat 3:1.

Stuttgart ndërmori hapa kyç drejt fitores së tretë radhazi në ligë në kohën shtesë të pjesës së parë kur shënoi dy gola. Shënues ishin Mittelstaedt (45+2) dhe Leweling (45+5).

Konfirmimi përfundimtar i fitores në shtëpi u bë në minutën e 73-të kur Undav shënoi për 3:0, ndërsa Ajorque shënoi golin e nderit për mysafirët në minutën e 76-të.

Stuttgart i iku Borussia Dortmund në renditje dhe konfirmoi vendin e tretë, ndërsa Mainz ndodhet në zonën e rrezikut, në vendin e parafundit.

Back to top button