Kaloni te përmbajtja kryesore

Lajçaku takohet me O’Brien: Ramë dakord që të qëndrojmë në kontakt shumë të ngushtë

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë, Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien.

Lajçak ka njoftuar se me O’Brien  gjatë takimit kanë bërë krahasimin e komenteve mbi zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivat për të ardhmen.

”Krahasuam shënimet mbi zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivat për periudhën e ardhshme. Ramë dakord që të qëndrojmë në kontakt shumë të ngushtë. Faleminderit për mbështetjen e fortë të ShBA-së në punën time”, ka shkruar Lajçak në platformën X./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button