Grabitet nën kërcënimin e armës një çift në Ratkoc të Rahovecit

Tre persona të maskuar nën kërcënimin e armës i kanë grabitur nga qafa dy zinxhirë të arit dhe para të gatshme nga dy viktimat, burrë e grua.

Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 03:10 në fshatin Ratkovc të Rahovecit.

Sipas raportit ditor të Policisë viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Organet e rendit kanë bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një fishekë.

Ndërsa, rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button