Komuna e Mitrovicës merr vendim për lirimin e trotuareve nga kioskat e tavolinat

Komuna e Mitrovicës së Veriut ka marrë vendim që nga data 11 mars të lirojë hapësirat publike, duke i larguar nga trotuaret kioskat private, tavolinat dhe shitësit ambulantë.
“Me qëllim të krijimit të kushteve për lëvizje të lirë të qytetarëve në hapësirat publike, njoftohen subjektet afariste, shitësit ambulant dhe personat fizik që nga data 11/03, 2024 të bëjnë lirimin e trotuareve, duke larguar nga rruga kioskat private, tavolinat, mallrat e ekspozuara si dhe gjërat tjera të vendosura në trotuare me qëllim të ekspozimit të mallrave përgjatë rrugëve si dhe shëtitoreve të qytetit.”, thuhet në vendim.
Në rast të mosrespektimit të vendimit komuna ka paralajmëruar se do të merren masa ligjore./21Media