Lajçak në Kosovë për të ringjallur marrëveshjen e Kosovës dhe Serbisë

Dinari dhe rikthimi i palëve në dialog ishte qëllimi i vizitës se emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak në Kosovë. Ai i’u bëri thirrje palëve që të nisin me zbatimin e Marrëveshjes Bazë, pasi, siç u tha, një gjë e tillë është në interes të të gjithëve.

Pas takimit me kryenegociatorin e Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, Lajçak tha se u diskutua edhe për çështjen e ndalimit të përdorimit të dinarit serb.

“Kjo marrëveshje është marrëveshja më e mirë që mund të siguronin Kosova dhe Serbia. Jam shumë i sigurt për këtë. Nëse do të kishte marrëveshje më të mirë, ajo veçse do të ishte propozuar. Prandaj, është në interesin e të gjithëve që të nisin zbatimin e saj. Me këtë marrëveshje ne kemi përgjigje në pyetjet se si, çfarë të bëjmë dhe kur ta bëjmë. E vetmja pyetje që mbetet është se kur dhe unë pyes: Pse të presim? Kjo marrëveshje është e mirë dhe duhet të nisë së zbatuari”, tha Lajçak, raporton rtv21

Ndërsa, zëvendëskryeministri Bislimi tha se nënshkrimi i Marrëveshjes Bazë do të ishte garanci për pranimin dhe zbatimin e saj, bëri të ditur zyra e kryeminsitrit .

“Në takim u bisedua mbi ecjen tutje dhe avancimin në zbatimin e Marrëveshjes Bazike. Në lidhje me këtë, zëvendëskryeministri Bislimi ritheksoi se marrëveshja duhet të zbatohet përmes një plani të sekuencimit të drejtë, të barabartë e të balancuar mes palëve. Ai tha se nënshkrimi i marrëveshjes është garancë dhe për pranim e zbatim të saj. Në këtë drejtim, refuzimi nga Serbia dhe letra e kryeministres Brnabiq dhjetorin e kaluar, nuk kontribojnë pozitivisht në frymën e dialogut dhe zbatimin në plotni të marrëveshjes”., tha Bislimi

Edhe analisti politik, Arton Demhasaj, vlerëson se marrëveshja bazë do t’i hapte rrugë normalizimit të marrëdhënive mes Kosovës dhe Serbisë.

I dërguari i BE-së Lajçak paralajmëroi edhe një takim të ri të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel./RTV21/21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button