Kërcënohet me thikë dhe grabitet qytetari nga Peja
Një burrë ka njoftuar policinë se është kërcënuar me thikë nga një burrë dhe i është grabitur motoçikleta dhe një telefon celular, të martën në Pejë.
Sipas policisë motoçikleta është gjetur nga patrulla policore dhe është sekuestruar, i dyshuari gjendet në arrati, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Policia rastin e ka cilësuar “Grabitje”, ndërsa është duke u hetuar./21Media