Elia Zaharia: S’është e lehtë për mua të shoh Lekën…

(Lajm i përditësuar)
Elia Zaharia: S’është e lehtë për mua të shoh Lekën…
Elia Zaharia reagon për herë të parë pas sherrit të bujshëm me Princ Lekën. Zaharia thotë se çështja me Princ Lekën, me të cilin është në proces divorci është shumë e vështirë për atë dhe familjen e saj.
Elia thotë se nuk është aspak e lehtë për atë, kur kthehet në shtëpi dhe gjen Princ Lekën që përpiqet të dhunojë babanë e saj 73-vjeçar. Ndqërkaq ajo thekson se konflikti nuk ka të bëjë absolutisht me Princin personalisht. Ajo insiston se e vetmja gjë që bëri ishte të ndalonte dhunën e Princit dhe për çdo gjë gje po ndjek rrugën gjyqësore.
“Është situatë shumë e vështirë për mua dhe familjen time, pasi nuk është e lehtë të kthehem në shtëpi dhe të gjej Lekën që përpiqet të dhunojë babanë tim 73-vjeçar. Konflikti nuk ka të bëjë absolutisht me mua, përveç se u përpoqa ta ndaloj! Për çdo gjë gje po ndjek rrugën gjyqësore”, tha Elia Zaharia për vizionplus.
Oborri Mbretëror: Pamjet u dorëzuan vetëm në Polici, institucionet të ndërhyjnë për t’i fshirë
Oborri Mbretëror Shqiptar ka reaguar pas publikimit të videos së përleshjes mes Princ Lekës dhe ish-bashkëshortes së tij Elja Zaharia.
Oborri Mbretëror Shqiptar shpreh zhgënjimin për publikimin e videos që është filmuar nga Princ Leka, duke thënë se ato pamje janë dorëzuar në Polici nga vetë Princi.
Rrjedhja e tyre në media, sipas Oborrit Mbretëror Shqiptar, ka dalë prej institucioneve ligjzbatuese, e në rastin konkret policisë ku u dorëzuan pamjet, pasi Princ Leka, thuhet në deklaratë, nuk i ka bërë publike.
Oborri Mbretëror Shqiptar kërkon nga policia dhe institucionet e tjera që të ndërhyjnë për të fshirë videon e sherrit nga rrjetet sociale dhe nga mediat.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?