Kaloni te përmbajtja kryesore

Abdixhiku takon ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, diskutojnë gjendjen politike në vend

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves. Abdixhiku, i uroi mirëseardhje dhe suksese në detyrën e tij.

Sipas njoftimit nga zyra për informim, temë diskutimi mes kreut të LDK-së dhe ambasadorit ishin gjendja aktuale politike në vend si dhe qëndrimet e LDK-së lidhur me këto çështje.

“Po ashtu kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Hargreaves për programin politik ‘Rruga e Re’, si dhe misionin euroatlantik si fundament i orientimit tonë ideologjik”, thuhet tutje.

Abdixhiku falënderoi Hargreaves për mbështetjen të cilën ia ka dhënë Mbretëria e Bashkuar Kosovës në të gjitha proceset, si dhe i siguroi partneritet të plotë brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë rrugëtim të ri të tij.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button