Fetoshi: Deklarata e e sotme e Escobarit alarmante, por jo befasusese 

(Lajm i përditësuar)

Fetoshi: Deklarata e e sotme e Escobarit alarmante, por jo befasusese 

Analisti Arben Fetoshi në emisionin “Click” në RTV21 tha se deklarata e Zëvendësndihmës Sekretarit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të SHBA-së, Gabriel Escobar që tha se ka probleme në komunikim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

”Për mua është alaramnte kjo që e tha sot Escobar, mirëpo nuk është befasuese”, tha ndër tjera Fetoshi.

Fetoshi në ”Click” tha se Kosva aktualisht është në dy sitata, e para që  SHBA-të nuk heqin dorë nga Kosova dhe në situatën kur marrdhëniet e Kosovës me SHBA-të kanë degraduar, për çka tha se do ketë pasoja.


Fetoshi: Dua ta besojë që qytetarët e Kosovë sot nuk e kanë mendimin e njëjtë sikur vitin 2020

Analisti Arben Fetoshi në emisionin “Click” në RTV21 tha se Kosova nuk është në një gjendje mjaft të mirë.

Fetoshi tutje tha se aktualisht situata në Kosovë është e qartë duke i theksuar raportet me ndërkombëtarët, për çka tha se fajin e ka Qeveria Kurti.

Ai ndër tjera tha se ”brenga ime është se opozita është në gjumë”.

”Dua të besoj që qytetarët e Kosovës nuk janë të mendimit të njejtë  me atë të vitit 2020”, tha Fetoshi.


Lama: Kurti nuk po vepron në përputhje me interesa të Kosovës

Analisjta Alma Lama në ”Click” të RTV21 tha se Kyreministri i Kosovës, Albin Kurti me veprimet e tij, po punon në kundërshtim me popullin e Kosovës.

”Kryeministri Kurti nuk po vepron në përputhje me interesa të Kosovës pse po vepron kështu ne nuk e dimë, këtë e ka vërtetuar disa herë”, tha Kurti.


Muhaxhiri: Stili i shprehjes së Escobarit transmetoi një lloj hidhërimi me Kurtin

Analisti Artan Muhaxhiri në emisionin “Click” në RTV21 ka komentuar deklaratën e Zëvendësndihmës Sekretarit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të SHBA-së, Gabriel Escobar që e bëri sot në një bashkëbisedim me gazetarë në Bruksel, i cili tha aktualisht ka probleme në komunikim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

”Stili i tillë i shprehjes së tij ishte në atë formë që ta transmetonte një lloj hidhërimi, një lloj mllefi me Kurtin me Qeverinë e Kosovës”, tha Muhaxhiri.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button