Zjarri në fabrikën e plastikës, reagon MINT: Shkaqet janë të paqarta

Fabrika e plastikës në Parkun e Biznesit në qytetin e Drenasit ditën e djeshmë është përfshhirë nga një zjarr i jashtëzakonshëm.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e cila ka thënë se kjo ngjarje ka paraqitur një shqetësim të lartë.

“Zjarri që përfshiu dje Fabrikën e Plastikës në Parkun e Biznesit në Drenas, ka shkaktuar dëme të jashtëzakonshme materiale por për fat të mirë pa dëme në njerëz. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), dhe Agjencia Për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka përcjellur me shqetësimin më të lartë incidentin e krijuar dje në Parkun e Biznesit në Drenas. Dje në vend të ngjarjes ka dalur ekipi nga sektori i Zonave Ekonomike, ku kanë përcjellur nga afër ngjarjen e poashtu kanë takuar edhe pronarin e fabrikës së Plastikës z. Arian Shabani. Kurse gjatë ditës së sotme ka qenë në vendngjarje edhe u.d. Kryeshefi i Agjencisë KIESA, z. Zef Dedaj me bashkëpunëtorë”, ka shkruar MINT në “Facebook”.

Tutje, MINT ka bërë të ditur se shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin janë të paqarta dhe MINT së bashku me KIESA po monitorojnë zhvillimet e ngjarjes më tej.

“Shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin ende janë të paqarta. MINT me KIESA po monitorojnë zhvillimet dhe jemi në bashkëpunim me autoritetet për të ndjekur zhvillimin e ngjarjes më tej”, përfundon MINT.

Kujtojmë se zjarri në fabrikën e plastikës ka filluar në ora 11:00 gjatë ditës së djeshme dhe ka vazhduar për më shumë se 8 orë. Ndërsa dëmi që i është shkaktuar fabrikës konsiderohet të jetë milionësh./21Media

Back to top button