Pjesa e parë: Arsenali e Barça në epërsi, Rrahmani shënon gol
Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet që po zhvillohen aktualisht në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku kemi rezultate tejet interesante.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Emirates”, Arsenali po avancon 1:0 kundër Portos, raporton KosovaPress.
Golin e vetëm deri tani e shënoi Leandro Trossard në minutën e 41’.
Ndërkaq, në ndeshjen mes Barcelonës dhe Napolit rezultati qëndron 2:1, ku kampioni spanjoll shkon në pushim në epërsi kundër kampionit italian.
Golat për Barçën i shënuan Fermin Lopez (minuta e 15’) dhe Joao Cancelo (minuta e 17’), kurse te Napoli golashënues ishte ylli kosovar, Amir Rrahmani në minutën e 30’.
Rezultatet e pjesës së parë:
Arsenal 1:0 Porto
Barcelona 2:1 Napoli