Kurti takohet nesër me Escobarin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet nesër me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Këtë për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Escobar po qëndron në Kosovë, aktualisht po zhvillon takim me presidenten Vjosa Osmani, derisa pasdite është paralajmëruar se do të ketë takime edhe me përfaqësues të opozitës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button