Xhaka ka një mesazh për Arsenalin
Mesfushori me prejardhje kosovare, Granit Xhaka ka zbuluar se ende e shikon Arsenalin, pavarësisht kalimit te Bayer Leverkuseni.
Xhaka u largua nga Arsenali pas plot shtatë viteve me klubin, dhe tani është pjesë e Bayer Leverkusenit, me të cilin ende nuk dinë për humbje këtë sezon.
“Sigurisht që e pamë rezultatin e Liverpoolit kundër Cityt. Sigurisht, ju jeni të lumtur për ish-klubin tek i cili kalove shtatë vite të bukura. Ata po bëjnë një punë të mirë, duke fituar tetë nga tetë ndeshjet e fundit. Vetëm vazhdoni”, tha Xhaka.