Arrestohet i dyshuari që para dy dite kishte goditur me veturë tre persona
Është arrestuar një i burrë i cili dyshohet se me 17 mars ka goditur me veturë tre persona, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, në Deçan.
Policia bënë të ditur se janë goditur një burrë dhe dy gra të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari në vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Policia rastin e ka cilësuar “Lëndim i rëndë trupor”./21Media