Bërnabiq zgjedhet kryetare e Kuvendit serb

Ish-kryeministrja dhe zyrtarja e Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, Ana Bërnabiq, është zgjedhur të mërkurën kryetare e Kuvendit të Serbisë.

Nga 158 deputetë të pranishëm në sallë, 153 votuan për, ndërsa pesë ishin kundër emërimit të saj.

Ana Bërnabiq u propozua nga SNS-ja, një parti e cila, së bashku me partnerët e saj në listën e saj zgjedhore, ka shumicën prej 129 nga 250 ulëse në Kuvend.

Propozimi që Bërnabiq të zgjidhet kryetare e Kuvendit u përcoll me një debat treditor, i cili u karakterizuan me ofendime dhe të bërtitura ndaj deputetëve.

Gjatë debatit, deputetët e opozitës e kritikuan propozimin e Qeverisë për zgjedhjen e Bërnabiqit në krye të Kuvendit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button