Nato mirëpret interesimin e Sllovenisë për shtim të trupave në Kosovë

NATO e ka mirëpritur interesimin e Sllovensisë për të dërguar forca shtesë për misionin paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë dhe e ka cilësuar si një shembull të rëndësishëm. Kryeministri slloven, Robert Gollob, e bëri paralajëmrimin për dërgimin e forcave shtesë në Kosovë gjatë një konference me gazetarë në selinë e NATO-s me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg.

Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, I tha NATO-s se vendi I tij është i Interesuar për dërgimin e forcave shtesë për KFOR-in në Kosovë mbi të gjitha për të ndihmuar, siç tha autoritetet lokale për tw ruajtur paqen. Golob që qëndroi në selinë e NATO-s në Bruksel, në 20 vjetorin e anëtarësimit të vendit të tij në Aleancë dhe në BE, tha gjatë një konference të përbashkët me gazetarë me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg se në rajonin e Ballkanit Perëndimor vitet e fundit po rritet jo stabiliteti.

“Kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, Sllovenia është absolutisht dhe seriozisht e interesuar në ruajtjen e stabilitetit të rajonit. Jo vetëm për shkak të afërsisë, por sepse kjo është pjesa e poshtme e Evropës, nëse doni ta quani kështu, ku në vitet e fundit shihet se destabiliteti është në rritje, në këtë drejtim shprehëm interesimin tonë për të siguruar më shumë trupa edhe në KFOR, për të dërguar më shumë personel në Kosovë për të ndihmuar NATO-n, por edhe më së shumti për të ndihmuar autoritetet lokale për të ruajtur paqen”, tha Golob.

Sekretari I përgjithëm I NATO-s Stoltenberg, i tha kryeministrit Golob se Aleanca që ai drejton e mirëpret interesimin për shtimin e trupave sllovene në KFOR. Stoltenberg ripërsëriti qëndrimin se shpërthimi i dhunës në Kosovë vitin e kaluar ishte i papranueshëm. Të paktën 90 pjesëtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s u lënduan pas një përleshjeje me protestues serbë në veriun e Kosovës, që kundërshtuan me forcë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në objektet e komunave në veri pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme. NATO tha se ka shtuar praninë e saj me mbi një mijë trupa shtesë menjëherë pas trazirave.

”Është me rëndësi ajo që ka bërë Sllovenia dhe vazdhon të bëjë në ndëlridhje me atë se si të sigurojë stabilitetn në Ballkanin Perëndimor edhe në Bsonjë e Hercegovinë por edheë në Kosovë. Sllovenia për vite të tera ka kontribuuar me trupat e saj në misionet paqeruajtëse në Koosvë. Unë e mirëpres paralajëmrimin e kryeministrit Golob që të jetë i gatshëm që edhe më tutje të rris kontributin slloven në misionin e KFOR-it. Këto janë shembuj të rëndësishëm se si e bën dallimin Sllovenia”, tha Stoltenberg.

Stoltenberg vlerësoi se rajoni I Ballkanit Perëndimor është I një rëndësie strategjike për NATO-n dhe fqinjëisnë e saj. Ai tha se forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë janë të përkushtuara që të përmbushin mandatin e tyre të dhënë nga OKB./21Media

Back to top button