Jasharaj: Kurti ka lëshuar shumë pe

Analisti Durim Jasharaj në emsionin “Click” në RTV21 vlerësoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qeverisjes së tij ka lëshuar pe në raport me bashkësinë ndërkombëtare.
“Nëse e shohim na prej të kaluarës së tij politike që prej faktit që ai ka përmendur që negociatat me Serbinë duhet të bëhen pasi Serbia t’i plotësojë një sërë kushtesh, e deri te fakti i dhënies së tokave të Manastirit të Deçanit, ne mund ta shohim se zoti Kurti ka lëshuar shumë pe. Në këtë perspektivë kishte me qenë shumë i kritikuar nga dikush si puna jeme që mendoj se ai nuk ish dashtë me bë këtë gjë, prandaj unë mendoj që në sytë e bashkësisë ndërkombëtare ka qenë konstruktiv. Por ajo që mëndoj që është shumë e vlefshme për ta thënë është që nuk është që Kosova po kundërshton aq fort por mendoj se bashkësia ndërkombëtare ka ndryshuar qasje ndaj problemit të Kosovës dhe Serbisë”, tha Jasharaj.
Ai citoi analistin amerikan Daniel Serwer “ besoj se SHBA dhe bashkësia ndërkombëtare duhet t’i kthehen aleatëve të tyre dhe ta lënë rrugën e përqafimit të Serbisë, sepse kjo rrugë nuk do të na dërgojë askund”, duke thënë se e përkrah këtë mendim./21Media