Shala: Faktori ndërkombëtar e ka frikën se dinari mund të prodhojë një sulm të dytë

Analisit Drizan Shala në emisionin “Click” në RTV21 tha se faktori ndërkombëtar druhet se #ështja e dinarit mund të prodhojë një sulm të dytë, pas atij të Banjskës.

“Faktor ndërkombëar e ka friken se dinar mund të prodhojë një sulm të dytë në Republikën e kosovës. Është frikë që e ka substancën e saj në terren, e shohim që nga shtatori i 2023 deri më tani kemi një luftë hibride speciale të organizuar deri në nivelin politik sa i përket çështjes së dinarit sai përket çështjes së krizës humanitare duke e paraqitur si një fakt real”, tha Shala.

Ai shtoi se dinari e ka të njëjtën monedhë si targat.

“Faktori ndërkombëtar e ka frikën se Kosova do te jetë  pika startuese e konfrontimit mëtutjeshëm politik si rezultat do ta ketë konfrontimit e një padegjueshmërie qytetare, një revoltë e qytetarëve serbë të organizuar dhe orkestruar nga Beogradi, por që në opinion publik do të del si një vetorganizim dhe më pastaj kjo do të nxit një reagim nga insitucionet e Kosovës, e ky reagim nxit më pastaj legjitmitetin e narrativës të krijuar nga përfaqësuesi i qeverisë së Serbisë se Qeveria e Kosovës është duke bërë represion të vazhdueshëm ndaj komunitetit serb në Kosovë të cilën si argument e ka plasuar të faktori ndërkombëtar”, tha Shala duke shtuar se qytetarët e komunitetit serb janë duke pritur direktiva nga Beogradi./21Media

Back to top button